Vizitë në Tetovë
” Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” , Prof. Dr. Fadil Millaku se bashku me Prof. Ass. Sabiha Shala, Prorektor për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, moren pjesë në këtë ceremoni pas ftesës së pranuar nga Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetoves Prof. Dr. Vullnet Ameti. Në këtë akademi, Universiteti i Tetovës e laureoi me titullin Doctor Honoris Causa filantropin dhe biznesmenin e mirënjohur shqiptar z. Lazim Destani. ”