Ceremonia e Diplomimit

Ceremonia e Diplomimit

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, më 30 nëntor 2017 ka organizuar për herë të parë Ceremoninë e Diplomimit të më shumë se 150 studentëve të të gjitha njësive akademike.

Rektori në fjalën e tij foli për sfidat dhe të arriturat e Universitetit deri tek diplomimi i gjeneratës së radhës. Po ashtu, urojë që jetës akademike mos t`i ndahen asnjëherë dhe të kenë suksese në fushat përkatëse.

Studentët të cilët patën mundësinë të flasin për përvojën e tyre në studimet Bachelor dhe Master, theksuan rëndësinë e jetës studentore, edukimit dhe arsimimit të brezave, duke falënderuar menaxhementin, stafin administrativ dhe profesorët për bashkëpunimin që kishin për 3 vite përkatësisht 5 vite studimi.

Ceremonia e Diplomimit është e para e organizuar në formë solemne dhe do të jetë tradicionale që do të mbahet dy herë në vit.