U mbajt konferenca shkencore Ndërkombëtare

U mbajt konferenca shkencore Ndërkombëtare

U mbajt konferenca shkencore Ndërkombëtare

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti shtetëror i Tetovës, mbajtën konferencën shkencore me tematikën “Politikat Qeveritare dhe zhvillimi ekonomik në Rajonin e Evropës Juglindore”. Punimet shkencore u prezantuan nga fushat: biznes, ekonomi, turizëm dhe agrobiznes.

Rektori Millaku përshëndeti dhe falënderoje penalistët dhe hulumtuesit e të dy universiteteve dhe urojë që kjo praktikë të jetësohet edhe në njësitë e tjera akademike. Dekani i fakultetit ekonomik Prof.asoc.dr. Raman Isamili potencoi se kjo do te jete ndërlidhja shkencore mes nesh dhe më gjerë.

Dhe dekani i fakultetit të biznesit, Prof.ass.dr. Halit Shabani duke falënderuar penalistët, hulumtuesit si dhe stafin organizativ të të dy universiteteve tha; se me organizimin e kësaj konference, ne dëshmojmë të jemi në shërbim të dijes dhe
shkencës, e cila është premisa kryesore për progresin dhe mirëqenien e gjithmbarshme ekonomike-shoqërore dhe politike për vendin tonë dhe më gjerë.