Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë festoi gjashte vjetorin e themelimit te tij.

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë festoi gjashte vjetorin e themelimit te tij.

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë festoi gjashte vjetorin e themelimit te tij.

Rektori Prof.Dr.Fadil  Millaku falënderoj te gjithë te pranishmit për prezencën me rastin e shënimit te gjashte vjetorit te themelimit te UHZ-se.

Nder te tjera theksoj se ky përvjetor është me i veçante sepse ne ketë përvjetor organizojmë aktivitetin human për dhënien vullnetare te gjakut , po ashtu shënojmë gjashte vjetorin e Universitetin tone qe korrespondon me 14 nëntorin ditën e themelimit te alfabetit te gjuhës shqipe .

Prorektorja Prof.Dr.Ass Sabiha Shala ,përshëndeti te pranishmit duke ju uruar  gjashte vjetorin e themelimit te UHZ-së, falënderoj Rektorin i cili ketë përvjetor vendosi ta shënoj përmes një aktiviteti kaq human, siç është dhurimi i gjakut , dhe gjithë stafin dhe studentet qe i janë përgjigjur këtij aktiviteti.

Ne fund te fjalimit te saj, Prorektorja prezantoj disa nga projektet për vitin e ardhshëm qe do te kontribuojnë ne ngritjen e cilësisë dhe mësimdhënie dhe mundësojnë ofrimin e njohurive praktike te studenteve,  siç janë Funksionalizimi i plote i sistemit tutorial, Klinika Juridike Penale, mobiliteti i studenteve ne Universitete evropiane dhe ne programet e përbashkëta, realizimi i projekteve nga qendra për Zhvillimin e Karrierës etj .

Për nder te kësaj dite Universiteti në bashkëpunim me qendrën e Transfuzionit të Gjakut të Republikës së Kosovës, stafin akademik, administrativ dhe studentët e UHZ-së, organizoj aktivitetin për dhurimin vullnetar të gjakut ku mbi 60 persona dhuruan gjak, në gjashtë vjetorin e themelimit të Universitetit ,,Haxhi Zeka ‘’në Pejë.

Aktiviteti për dhurimin vullnetar te gjakut filloj nga Rektori Prof.Dr.Fadil Millaku, duke u pasuar nga Prorektorët , Dekanët , profesorët e UHZ-se stafi administrativ dhe studentet e UHZ-së .