Profesorët nga Ohio Northern University vizitojnë UHZ-në

Start Time

12 Mar, 2018
11:00 AM

Location

Fakulteti Juridik, Salla e Gjykatorës

speakers

Bryan H. Ward

Dekan për Çështje Akademike dhe Profesor në lëndët:  E Drejta Penale, Procedurë Penale dhe e Drejtë Ndërkombëtare Penale, pranë Claude Petit W. College of Law, Ohio Northern University në SHBA.

Brian Anderson

Asistent Drejtor i programit Master (LL.M) për Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit si dhe Drejtor i Programit për Pedagogji Ligjore dhe Mësimdhënie pranë Claude Petit W. College of Law, Ohio Northern University në SHBA. Ai gjithashtu ligjëron lëndët: E Drejtë Ndërkombëtare , E Drejtë e Konkurrencës dhe Anti-Korrupsion, Pedagogji ligjore dhe Analizë Ligjore.

Gjatë kësaj vizite, Prof. Anderson do të mbaj një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik, me temë, “Shkaqet dhe Pasojat e Korrupsionit në Shtetet në Tranzicion dhe ato në Zhvillim.

Në ligjëratë do të trajtohen temat e zakonshme dhe të gjeturat rreth shkaqeve më të shpeshta të korrupsionit në botë, në veçanti në vendet në tranzicion, si dhe dëmet të cilat rezultojnë nga veprimet korruptive.

 

Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë duhet të paraqiten në zyren e IT-së në Fakultetin Juridik për të konfirmuar pjesëmarrjen.