27 shtatori apo Dita Botërore e Turizmit

27 shtatori apo Dita Botërore e Turizmit

Fakulteti i Menaxhmentit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, me datë 28.09.2020 ka organizuar konferencë online ‘’COVID-19: Sfidat dhe përspektiva për të ardhmën në Industrinë e Turizmit” për të shënuar Ditën Botërore të Turizmit dhe përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror. Konferenca kishte për qëllim që të diskutojë çështjet që kanë të bëjnë më turizmin në përgjithësi, veçanërisht kushtet e krijuara nga pandemia COVID-19.


Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof.Dr. Afrim Selimaj, Dekani i Fakultetit të MTHM-së, Prof.Asoc.Dr. Adem Dreshaj, Dekani i Fakultetit të Agrobiznesit Prof. Asoc. Dr. Nexhdet Shala, Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Baki Koleci, Prof. Mirela Tase, z. Baki Hoti nga shoqata turistike, përfaqësues nga Sektori i Turizmit në Komunën e Pejës dhe studentë.
Si përfundim, u dakordua që në të ardhmen të ketë bashkëpunim më të madh mes sektorit publik dhe atij privat, për të mundësuar punë praktike studentëve në bizneset që promovojnë turizmin vendor.

Please follow and like us:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.