121 vjetori i Lidhjes së Pejës

121 vjetori i Lidhjes së Pejës

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku dhe Menaxhmenti i UHZ-së, përkujtojnë 121 vjetorin e Lidhjes së Pejës.


121 vjet më parë, me 23.01.1899, u mbajt në Pejë, Kuvendi i Pejës, ku morën pjesë rreth 500 persona, kryesisht nga Vilajeti i Kosovës dhe nga Vilajeti i Manastirit dhe Janinës. Kuvendi vendosi ta formonte një lidhje që u quajt Lidhja e Pejës – BESA BESË. Kryetar i kësaj lidhje u zgjodh Haxhi Zeka, emër të cilin me krenari e mban edhe Universiteti ynë. Kuvendi shpalli besën me qëllim që të ndërpriten gjakmarrjet ndërmjet shqiptarëve dhe të bashkoheshin për çështjen e madhe të atdheut.

Në këtë kuvend u deklarua edhe lirimi nga perandoria turke i tokave shqiptare.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë përulet për jetën dhe veprën e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Haxhi Zeka.