120 vjetori i Lidhjes së Pejës

120 vjetori i Lidhjes së Pejës

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku dhe Menaxhmenti i UHZ-së, përkujtojnë 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës.

120 vjet më parë me 23.01.1899, u mbajt në Pejë, Kuvendi i Pejës ku morën pjesë rreth 500 persona, kryesisht nga Vilajeti i Kosovës dhe nga Vilajeti i Manastirit dhe Janinës. Kuvendi vendosi ta formonte një lidhje që u quajt Lidhja e Pejës – BESA BESË. Kryetar i kësaj lidhje u zgjedh Haxhi Zeka, emër të cilin me krenari e mban edhe Universiteti ynë. Kuvendi shpalli besën me qëllim që të ndërpriten gjakmarrjet ndërmjet shqiptarëve dhe të bashkoheshin për çështjen e madhe të atdheut. Në këtë kuvend u deklarua edhe lirimi nga perandoria turke i tokave shqiptare.

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë përulet për jetën dhe veprën e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Haxhi Zeka.