​Rektori Mrasori priti sot producentin Peter Duncan

​Rektori Mrasori priti sot producentin Peter Duncan

​Rektori Mrasori priti sot producentin Peter Duncan
Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, sot e vizituan producenti i BBC-së, Peter Duncan, përfaqësues nga Swiss contact dhe nga OJQ “Marimangat” e Pejës. Rektori Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori së bashku me Prorektoren për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.ass.Dr. Linda Grapci Kotori, biseduan për çështje të ndryshme rreth turizmit në regjionin e Pejës. Z. Duncan për disa ditë me radhë ka vizituar Bjeshkët e Kosovës Perëndimore me qëllim të promovimit të turizmit në vendin e tij. Ducan tregoi për përshtypjet e tij të mrekullueshme, gjatë udhëtimit të tij, ai falënderoi menaxhmentin e Universitetit për mirëpritjen dhe shprehi gatishmëri që në vizitën e tij të ardhme të ligjëroi për përvojat e tij, si producent dhe turist para studentëve të Universitetit tonë.​

Please follow and like us: