​Menaxhmenti i UHZ-së raporton për të arriturat e projektit të TEMPUS-it – FAITH

​Menaxhmenti i UHZ-së raporton për të arriturat e projektit të TEMPUS-it – FAITH

Menaxhmenti i UHZ-së raporton për të arriturat e projektit të TEMPUS-it – FAITH

Rektori i UHZ-së, Prof. asoc. Dr. Fadil Millaku dhe prorektori i financave, Prof.ass.Dr. Afrim Selimaj ishin pjesëmarrës në punëtorin e organizuar në Vjenë, në kuadër të projektit të TEMPUS-it “Rritja e Autonomisë Financiare dhe e Llogaridhënies te Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë” (FAITH).

Gjatë takimeve menaxhmenti ka prezantuar të arriturat e disa punëtorive të realizuara deri më tani në kuadër të projektit, po ashtu është diskutuar për pavarësinë financiare të universiteteve, rreth regjistrimit dhe përdorimit të sistemit “online coaching”, si dhe organizimi i konferencës së dytë shkencore që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Ky projekt ka për qëllim: të rrisë vetëdijen tek institucionet publike të Arsimit të Lartë të Kosovës rreth prioriteteve dhe obligimeve për realizim të autonomisë financiare dhe të llogaridhënies, të zhvillojë udhëzuesit për organizimin e autonomisë financiare dhe llogaridhënies te institucionet e larta publike, të zhvillojë modulet e trajnimit dhe të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve humane për organizimin e autonomisë financiare dhe llogaridhënien, të modernizojë sistemin e teknologjisë informative me qëllim të lehtësimit të implementimeve të autonomisë financiare dhe llogaridhënies. Projekti financohet nga Komisioni Evropian dhe janë të përshirë institucionet arsimore të vendit, universitetet nga vendi, rajoni dhe Evropa.
Për më shumë informata klikoni në linku-n e projektit: www.tempus-faith.eu